Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me bashkëpunëtorët e tij sot ka ndaluar në fshatin Rogovë. Aty është takuar me disa nga banorët e këtushëm për t’u njoftuar më afër me problematikat që e shoqërojnë këtë lokalitet. Kurti tutje ka përmenduar disa nga projektet që Qeveria e Kosovës synon t’i realizoj përgjatë mandatit të tij në fshatin Rogovë.
Fare në fund banorët patën mundësi të bashkëbisedojnë me bashkëpunëtorët e Kurtit duke i adresuar të gjitha çështjet që në baza ditore ballafaqohen ata.