Kurti uron Suedinë për anëtarësim në NATO

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, uroi Suedinë që u bë anëtare e 32-të e NATO-s.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X, ai shprehet se një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia.

“Shpresojmë që së shpejti të mirëpresim në Kosovë ushtarë të rinj suedezë të KFOR-it që të ndihmojnë në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë”, shkroi mes tjerash kryeministri Kurti./klankosova

Read Previous

​ShBA ndaloi pirjen e duhanit në vendet e punës para 30 vjetësh

Read Next

Një grua gjendet pa shenja jete