Kurti: Unë nuk themeloj asociacione, kam ofruar ta shkruaj draft-statutin por jam refuzuar

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kryeministri nuk është për të themeluar asociacione, pasi sipas tij, kjo është detyrë e komunave.

Para mediave, Kurti ka deklaruar të martën se do të ishte imponim ndaj komunave nëse do të kishte themelim të ndonjë asociacion nga ekzekutivi.

“Kryeministrat nuk formojnë asociacione të komunave, komunat ofrohen e bashkëpunojnë. Ne e kemi një asociacion të komunave, nëse dikush e dëshiron një tjetër, kjo duhet të bëhet nga komuna. Nuk formon kryeministri asociacion, as nuk i themelon. Komunat asociohen me njëra-tjetrën. Nëse kryeministri themelon, kjo do të ishte imponim ndaj komunave. Asocimi është liri dhe e drejtë, këtë s’e bëjë unë, aq më pak ndonjë shtet fqinj që mund të ketë pretendime të tilla”, ka theksuar ai.

Kurti ka deklaruar se më 18 mars të 2023-s ishte shprehur i gatshëm të shkruante draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por shtoi se “jam refuzuar dhe më është thënë se këtë duhet ta bëjë një ekip menaxhues”.

Kurti ka kërkuar që sa më parë të dorëzohet kryeterroristi serb, Milan Radoiçiq./Koha.net

Read Previous

Juventus kërkon të rikthejë në Serie A ish-mbrojtësin e Inter

Read Next

Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite buxheti për vitin 2025