Kurti takon ambasadorin e Suedisë, diskutojnë për ekonomi dhe shkëmbimet tregtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Në takimin e parë këtë vit me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, kryeministri Kurti e falënderoi për bashkëpunimin e mirë dhe ndihmën e vazhdueshme të Suedisë në zhvillim, demokratizim dhe qeverisje të mirë.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se në takim u bisedua për temat aktuale, marrëdhëniet bilaterale, me theks te ekonomia dhe shkëmbimet tregtare, dhe fushat e bashkëpunimit.

“Suedia është ndër pesë donatorët më të mëdhenj në Kosovë, duke dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e kapaciteteve të administratës publike, në përgatitjen dhe hartimin e politikave për barazi dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim.

Read Previous

Cameron flet në Parlamentin britanik për sulmin në Banjskë – lavdëron operacionin e Policisë së Kosovës

Read Next

Kamberi: Në Serbi kërcënohen e dënohen të gjithë ata që kanë mendim ndryshe