Kurti takohet me ambasadorin e Francës, diskutojnë për propozimin evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se Kurti dhe Guerot kanë biseduar edhe për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Marrëdhëniet bilaterale shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për avancimin e mëtejmë të tyre, dhe propozimi evropian për normalizim të raporteve me Serbinë, i përkrahur edhe nga Franca, ishin temat qendrore të bisedës. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai e falënderoi ambasadorin Guérot për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, si në zhvillimin e brendshëm ashtu edhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. /Telegrafi/

Read Previous

Kuvendi mban seancë solemne më 17 shkurt, në nder të Pavarësisë së Kosovës

Read Next

Zelensky paralajmëron për sulme të reja të Rusisë ndaj infrastrukturës ukrainase