Kurti: Shkelësit e ligjit nuk e kanë vendin në institucione

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u ka bërë thirrje zyrtarëve të institucioneve publike që të raportojnë për çfarëdo shkeljeje që kanë informacion, pas sipas tij, zyrtarët që ushtrojnë funksione publike dhe paguhen nga taksat e qytetarëve, duhet të jenë profesionalë dhe me integritet.

Përmes një videomesazhi, Kurti ka deklaruar që shkelësit e ligjit nuk e kanë vendin në institucione dhe se shkeljet duhet adresuar.

“Të dashur dhe të nderuar zyrtarë, raportoni shkeljet ligjore, raportoni abuzimet, raportoni keqpërdorimet. Legjislacioni ynë për mbrojtjen e sinjalizuesve është tejet i avancuar është sipas standardeve ndërkombëtare, ai ju garanton mbrojtje, andaj, sinjalizoni. Duke raportuar shkeljet ligjore do të bëheni mbrojtës të interesit publik dhe rrjedhimisht do ta forcojmë besimin e qytetarëve në institucionet tona”, ka thënë ai./GazetaBlic

Read Previous

Dita e shtatë që Kosova po përballet me zjarret, MPB jep detaje për vatrat aktive

Read Next

Zv.kryetarja e Korçës thotë se shqiptarët s’janë aq trima sa të ketë incidente në koncertin e Bregoviqit