Qindra njerëz janë civilë janë vrarë në qytetin Bucha afër Kievit.
Lidhur me këtë akt makabër ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Kurti tha se autorët e masakrës duhet të sillen para drejtësisë.
Ai theksoi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi.
“Varre masive, njerëz të vrarë brutalisht me pjesë trupi të humbur, shtëpi të djegura dhe qytete të kthyera në rrënoja janë të gjitha skena të njohura nga regjimet gjenocidale.
Autorët e Masakrës në Bucha duhet të sillen para drejtësisë dhe Rusia duhet të mbajë përgjegjësi.
#Liri PërUkrainën”.