Kryeministri Albin Kurti tha se kabineti qeveritar është i përkushtuar për t’u dalë në krah qytetarëve, e më së shumti atyre të cilët kanë më së shumti nevojë.
Këtë Kurti e tha pasi tregoi për 18 vendimet që u morën sot në mbledhjen e 69-të të Qeverisë në mesin e të cilave ishin edhe rritja e pagës minimale në 264 euro, mbështetja për 800 mijë qytetarët me nga 100 euro, ndalimi i përkohshëm i eksportit të produkteve themelore agroushqimore me qëllim të sigurimit të furnizimit me produkte bazë dhe miratimi i buxhetit të rishikuar, të rritur nga 2.75 në 2.90 miliardë euro. /Klankosova.tv/