Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë po vazhdojnë të trajtohen një numër i konsiderueshëm i lëndëve të ndryshme. Zëdhënësja për informim në këtë institucion Yllka Juniku – Shehu ka bërë të ditur se në periudhën Janar – Mars të këtij viti në Prokurorinë Themelore në Gjakovë janë pranuar 153 kallëzime penale. Sipas saj ka pasur mjaft kallëzime sa i përket dhunës në familje.
Prokuroria Themelore në këtë rast nuk mbulon vetëm territorin e Gjakovës, por edhe atë të Malishevës dhe Rahovecit.