Kurti: Progresi i Kosovës është i njohur nga raportet ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Akademisë Diplomatike të Vjenës.

Para studentëve, Kurti foli rreth sfidave dhe sukseseve të qeverisë që ai udhëheq.

Ai theksoi qëndrimin ambicioz të tij në sigurimin e një sistemi më të fortë të mirëqenies, forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen dhe përforcimin e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e minoriteteve dhe rritjen e ekonomisë.

“Ky progres, është njohur gjerësisht nga raporte të shumta ndërkombëtare, duke forcuar reputacionin e Kosovës si një histori suksesi në shtetin e demokracisë”, tha Kurti.

I pranishëm në takim ishte edhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

/klankosova/

Read Previous

Kosova dhe BE-ja miratojnë udhëzimet e përbashkëta të politikave ekonomike

Read Next

Zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian do të mbahen në qershor të 2024-ës