Kurti priti mbrëmë në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur mbrëmë në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajori Franco Federici.

Ai e falënderoi komandantin Federici për kontributin në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kurti shprehu mirënjohje për punën dhe rolin e rëndësishëm të Komandantit të KFOR-it gjatë gjithë mandatit të tij në qëllimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës.

/KlanKosova/

Read Previous

Deri më 17 dhjetor Prokuroria Speciale pritet të paraqesë dosje paraprake në rastin e Thaçit e të tjerëve

Read Next

Gjini: Aksioni në veri lidhet me zgjedhjet, luftimi i kontrabandës pret edhe katër ditë