Kurti për zgjedhjet: Nëse opozita është rehat ne përfundojmë mandatin

Kryeministri i vendit Albin Kurti tha se opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje.

Ai tha se nëse opozita është rahat mandati i tij shkon deri në fund.

“Opozita duhet të bëhet gati. Ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati deri në fund”, ka thënë Kurti pas ceremonisë së hapjes së edicionit të 23-të të Panairit Ndërkombëtarë EXPOKOS, kur u pyet nga gazetarët nëse është gati të shkojë në zgjedhje.

Sa i përket takimit me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, Kurti tha se për të ka qenë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative, pasi sipas tij ka shumë Marrëveshje Ndërkombëtare që kanë mbetur pa u miratuar.  /RTK/

Read Previous

Zbulohet kur do të zhvillohet Kupa e Botës për Klube e femrave

Read Next

NJË JETË NË NJË ORË: Sali Maliqi