Kurti për djalin e Enver Zymberit: Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë pamje teksa ka vendosur lule me djalin e Enver Zymberit, Sokolin, aty ku ra ai 12 vite më parë.

Kryeministri shprehet se dëshira e Sokolit për t’i ndjekur hapat e babait “na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit”.

“Sytë e Sokolit janë veç dritë. Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit”, tha Kurti.

Enver Zymberi ra në krye të detyrës në veri të vendit gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës. Për vrasjen e Zymerit ende askush nuk është arrestuar. /EO

Read Previous

Interneti dhe propaganda: Si të ruhemi nga manipulimi?

Read Next

Dhjetë vendet më të varfra në Evropë, Kosova e dyta