Një operacion policor i zhvilluar në veri të vendit ka çuar në zbulimin e një punëtorie ku bëhej modifikimi i armëve.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se kjo përbënte tentativë për cenim të sigurisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të sigurisë për vendosjen e rendit dhe ligjit.
“Sundim të ligjit dhe siguri për vendin e qytetarët. Kriminaliteti po goditet në çdo cep të vendit,” u shpreh ai.
Kryeministri në detyrë vlerësoi punën e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të sigurisë, duke theksuar se operacioni në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan dëshmon profesionalizëm të lartë.
Ai gjithashtu kërkoi ndëshkim për autorët, duke theksuar rëndësinë e drejtësisë në këtë proces. “Autorët duhet të dënohen për të garantuar që drejtësia nuk e zhbën punën e madhe që po zhvillojnë organet e sigurisë,” deklaroi Kurti. /Telegrafi/