Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka konfirmuar edhe një herë në Kuvendin e Kosovës se ka pranuar marrëveshjet e kaluara dhe rrjedhimisht Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ai deklaroi se këto janë obligime ligjore dhe ndërkombëtarët ia kanë kujtuar se nuk largohet dot nga to, edhe kur ndryshojnë qeveritë.
“Kosova i ka obligimet e veta ligjore. Unë i kam kundërshtuar disa nga marrëveshjet në të kaluarën dhe vazhdojë të punojë për rezultat më të mirë. Por, aleatët tanë na kujtojnë se marrëveshjet janë arritur në emër të shteteve tona me detyrime edhe kur qeveritë ndryshojnë”, pohoi Kurti.
“Nëse duam të trajtohemi si shtet unë nuk mund t’i shmangë detyrimet nga traktatet ndërkombëtare që ne i lidhim”, pohoi kryeministri, duke vazhduar të thotë se “detyrimet nga e kaluara janë edhe të përfshira implicit në dialog”.
Por, Kurt u pretoi qytetarëve nga foltorja se “çdo gjë ne do ta konsiderojmë nga prizma e Kushtetutës sonë” dhe se “ne bëmë maksimumin për ta përmirësuar situatën”.
Sa për marrëveshjen e re të arritur që nuk e ka njohjen formale dhe ka detyrimin e themelimit të Asociacionit, ai tha se megjithatë “tekst më të mirë s’ka qenë e mundur të mbërrijmë”.
“Është e rëndësishme të theksojmë se çfarëdo mundësie diskriminuese duhet ta parandalojmë. Duhet të shmangim çfarëdo problemesh që mund t’i ngjajnë atyre që janë shfaqur në Bosnje”, vazhdoi Kurti duke shpalosur qëndrimin e tij.
Sa për modelin e Asociacionit, Kurti pohoi se “ne jemi të hapur për të kërkuar frymëzim nga shembujt evropian”.
“Unë kurrë nuk do ta konsideroj asnjë moidel të autonomisë territoriale, megjithëse marrëveshjet e mëhershme janë mbështetur në territorialitet. Territorialiteti ka qenë thelbi i gabuar, që nuk guxojmë ta përsërisim”.
“Tash duhet të kalojmë bashkërisht nga standardet e Daçiç-it e Vuçiç-it në ato të Këshillit të Evropës të bazuar në qytetarin. Qytetari është thelbi jo territori”. /Albanianpost.com