Kurti nga Sllovenia: Pres që dialogu të vazhdojë në vjeshtë

epa09090635 Leader of the movement Self-determination (Vetevendosje) Albin Kurti, talks to the media after he was elected as the new Prime Minister of the Republic of Kosovo in Pristina, Kosovo, 22 March 2021. The 120-seat parliament backed Kurti?s nomination by 67 votes to 30. EPA-EFE/ERMAL META

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur sot që ai pret që takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi mes aktorëve kryesorë të mbahet në vjeshtë.

Kurti ka thënë për Tanjug nga Bledi i Sllovenisë se kjo çështje varet nga ndërmjetësuesit e këtij procesi, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Lidhur me pjesëmarrjen në Forumin e Bledit ai ka theksuar se pret që të konfirmohet rëndësia e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe e kundërta

“BE ka nevojë për t’u mbrojtur dhe unë besoj që reformat e brendshme në BE dhe procesi i zgjerimit janë komplementare”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.

Në Bled të Sllovenisë janë duke qëndruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

/Reporteri.net/

Read Previous

QKUK, shtatzëna 29 vjeçare vdes nga Covid-19

Read Next

Policia me mesazh sensibilizues për mbrojtje nga COVID-19: Vendose maskën, është më e lirë se gjoba