Kurti në takim me liderët e Ballkanit: Kemi interes të përbashkët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po qëndron në Shkup ku po merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit për planin e rritjes të Bashkimit Evropian.

Kurti tha se për të është çdo herë kënaqësi që të jetë në Shkup.

“Ne kemi pasur një darkë paraprake mbrëmë ku kemi diskutuar për planin e rritjes. Është çdo herë kënaqësi për mua që të vij në Shkup, sidomos tash që kemi pikat e përbashkëta të kontrollit”, tha Kurti.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut njëjtë sikurse edhe vendet e tjera të Ballkanit aspiron që të bëhet anëtare e BE-së.

“Kënaqësi të vij në Shkup, që është kryeqyteti i një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi që bashkërisht me të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, tha Kurti.

Read Previous

Sonte përplasje gjigantësh në Kupën e Botës për Klube

Read Next

Kos, Kurtit: Po presim qeverinë e re