Eskorta e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, këtë herë jo rastësisht ndaloi në Gjakovë. Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita erdhën për t’i dhënë mbështetjen e parezervë kandidates për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
Këtu u takuan me banorët e bashkësive lokale 7 dhe 10. Nga këtu, Kurti tha se vazhdimi i transformimit demokratik në Gjakovë e ka emrin, Mimoza Kusari-Lila.
Mimoza Kusari-Lila, është politikanja që e njeh dhe e don më së shumti këtë komunë, prandaj ajo duhet të shpallet kryetare në zgjedhjet e 17 tetorit, u tha në këtë takim.