Kurti sot merr pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit
Kryeministri Albin Kurti, sot do të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, në Strasburg të Francës.
I pari i Qeverisë mbrëmë udhëtoi për në Francë, ndërsa gjatë qëndrimit dyditor, ai do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian, si dhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
/Klankosova.tv/