Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë për këtë vit, ka thënë se edhe këtë vit duhet të jemi në garë me vetën.
“Angazhimi dhe rezultatet e vitit 2022 duhet të jenë minimumi i angazhimit dhe rezultateve të vitit 2023. Le të vazhdojmë garën me vetën”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se këtë vit e kanë nisur mbarë duke përmendur shtesat për fëmijët deri në moshën 16 vjeç.
“Kemi filluar mbarë këtë vit, ku realizuam premtimin për shtesa për fëmijët deri në moshën 16 vjeç. Sfidave do tu japim përgjigje, vështirësitë do ti kthejmë në mundësi”, tha Kurti. /Telegrafi/