Kurti: Mësimdhënësit mund të fitojnë Licencën e Avancuar dhe shtesa për performancën

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar hapjen e thirrjes së parë publike për aplikim për Licencën e Avancuar për Mësimdhënie, një iniciativë e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ky hap, sipas Kurtit, ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë, duke ofruar mundësi për mësimdhënësit që të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre profesionale dhe të përgatiten për gjeneratat e ardhshme.

“Të gjitha ato e ata që do të përmbyllin suksesshëm këtë proces do të përfitojnë shtesën e performancës”, shkruan Kurti.

Edhe, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar për hapjen e këtij konkursi.

“Në kuadër të reformave për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe avancimit të performancës së tyre kemi hapur sot thirrjen për aplikim për mësimdhënësit që synojnë të marrin Licencën e Avancuar për Mësimdhënie”.

“Bashkë, çdo ditë për rezultate të synuara e avancim të performancës në arsim”, ka thënë Nagavci.

Thirrja vlen për mësimdhënësit e profileve si më poshtë:

Mësues të arsimit fillor;Mësimdhënës të lëndës “Matematikë” në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML);Mësimdhënës të lëndës “Gjuhë shqipe” në Arsimin e

Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML).

Aplikimi mund të bëhet përmes platformës e-kosova nga sot deri më 19.12.2024. Të gjitha ato/ata që do të përmbyllin suksesshëm këtë proces do të përfitojnë shtesën e performancës. /GazetaBlic/

Read Previous

Sulmi në kanalin e “Ibër- Lepencit”

Read Next

Mbesa e Putinit zbuloi aksidentalisht numrin e ushtarëve të zhdukur rusë