Sot mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, i cili bashkon 16 kompani nga Austria me kompani nga Kosova nga dhjetë sektorë të ndryshëm, me qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.
Në këtë Forum i cili nis në orën 09:00 merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. /Klankosova.tv.