Kurti: Mërgata jonë e ka pasur përherë vullnetin dhe patriotizmin

Kryeministri Albin Kurti, ka organizuar pritje për bashkatdhetarët në Ballkonin e Hapur të Qeverisë. Ai gjatë fjalimit të tij ka uruar 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, duke shprehur mirënjohje për ata që u sakrifikuan për liri.

“Vullnetin, patriotizmin, gatishmërinë, mërgata jonë e ka pasur përherë dhe për këtë i kemi dëshmitarë juve, familjet, farefisin, ata që janë atje dhe vijnë porsi ju këtu. Disa herë në vit jo vetëm sivjet dhe kjo nuk do diskutim. Çka mërgatës i ka munguar është shteti në krahë të saj edhe infrastruktura institucionale që vullnetin e pashtershëm, patriotizmin shembull dhe gatishmërinë e përhershme, ta kthej në zhvillim të vendit për më shumë të drejta, për më shumë mirëqenie. E Qeveria jonë këtë e di shumë mirë. Për këtë angazhohemi çdo ditë”, ka thënë ai para të pranishmëve.  

Ai veçoi disa nga nismat kryesore gjatë kësaj qeverisje për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve ndaj mërgatës me tarifat e reja për shërbime konsullore, përfshirjen e tyre në jetën institucionale në vend, përmes Programit për Diplomaci Qytetare mundësitë për investime përmes Dritares për Investime të Diasporës, regjistrimin e mërgatës që po bëhet për herë të parë online përmes patformës Ediaspora dhe programet dhe platformat mirëseardhëse si ajo “Shijo Kosovën” e cila përmes aktiviteteve të ndryshme gjatë verës me qëllim forcimin e lidhjes së mërgatës me vendin. 

Kjo pritje u organizua në kuadër të platformës ‘Shijo Kosovën’, në shënim të Ditës së Diasporës. /RTKlive

ZKM-2-8-2024-15
ZKM-2-8-2024-16
ZKM-2-8-2024-17
ZKM-2-8-2024-18
ZKM-2-8-2024-19
ZKM-2-8-2024-20
ZKM-2-8-2024-21
ZKM-2-8-2024-22
ZKM-2-8-2024-23
ZKM-2-8-2024-1
ZKM-2-8-2024-1
ZKM-2-8-2024-2
ZKM-2-8-2024-2
ZKM-2-8-2024-3
ZKM-2-8-2024-3
ZKM-2-8-2024-4
ZKM-2-8-2024-5
ZKM-2-8-2024-6
ZKM-2-8-2024-7
ZKM-2-8-2024-8
ZKM-2-8-2024-9
ZKM-2-8-2024-10
ZKM-2-8-2024-11
ZKM-2-8-2024-12
ZKM-2-8-2024-13
ZKM-2-8-2024-14

Read Previous

Kryeministri Kurti në takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it

Read Next

Tag24: Shqipëria, një perlë e fshehur në zemër të Ballkanit