Kurti: Me Erdoganin diskutuam për bashkëpunim në mbrojtje e ekonomi

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar rreth takimit të së premtes me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në Ankara.

Ai ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për mundësitë e reja të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të mbrojtjes, e gjithashtu edhe për marrëdhëniet dypalëshe. 

“Të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova dhe Turqia, ku ofrohet mundësia për thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Siç është raportuar nga mediet turke, takimi midis Kurtit dhe Erdoganit ka qenë i mbyllur për media dhe ka zgjatur rreth dy orë.

Bashkë me Erdogan në takim kanë qenë zvëndëspresdienti Cevdet Yilmaz dhe ministri i Mbrojtjes, Yasar Guler./Koha.net

Read Previous

Të gjitha DKA-të përfshihen në procesin e hetimit nga Komisioni Hetimor për tekstet shkollore

Read Next

Autoritetet franceze parandalojnë sulmin në Lojërat Olimpike