Kurti: Masat ndaj Kosovës janë vendosur padrejtësisht

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar lidhur me darkën që pati mbrëmë me Kryediplomaten e re të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në një postim në rrjete sociale, Kurti ka theksuar se gjatë takimit është folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, progresin në reforma, demokracia, ekonomia dhe bashkëpunimi i ndërsjellë.

Kallas dje njoftoi se BE ka filluar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Kurti e ka cilësuar këtë si hap pozitiv, duke shtuar se masat janë vendosur padrejtësisht dhe se duhet të largohen plotësisht.

Postimi i plotë:

Në darkën e shtruar për Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, diskutuam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, progresin në reforma, demokraci dhe ekonomi, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe rrugën tonë integruese.

Znj. Kallas i shprehim mirënjohje për angazhimin e saj personal për largimin e masave kufizuese dhe për njoftimin se ato kanë nisur të largohen gradualisht. Ky është hap pozitiv dhe një lajm i mirë për vendin, edhe pse masat janë vendosur padrejtësisht dhe se ato duhet të largohen plotësisht.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara dhe angazhohen çdo ditë për sundim të ligjit, siguri publike dhe mirëqenie e shërbime për qytetarët tanë, pa dallim. /GazetaSinjali/

Read Previous

Për të 20-tën herë deputetët nuk e zgjidhin ngërçin në Kuvend

Read Next

Teknologia e ushqimit Rogova: E mangët zbatueshmëria e ligjeve mbi sigurinë e ushqimit në Kosovë