Kurti: Koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në konferencën për ”Balkan Dialogues Initiative”.

Në fjalën e tij, Kurti ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, njofton Klan Kosova.

“Ka ardhur koha për Bashkimin Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj rajonit. Fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane”.

“Kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, ne kemi ratifikuar tri marrëveshjet nga procesi i Berlinit”.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi konstruktiv dhe kreativ në këtë proces. Ne besojmë se marrëveshja bazë e arritur është një hap i rëndësishëm”.

Sa i përket të drejtave të minoriteteve, Kurti ka thënë se është Kushtetuta e Kosovës e cila i garanton të drejtat për pakicat.

/KlanKosova/

Read Previous

Lajçak: Më shqetësoi ajo që dëgjova në veri të Mitrovicës – duhet të shmangim çdo mundësi përshkallëzimi

Read Next

Kosova përfituese nga “Tregu i Përbashkët” i BE-së, me vlerë 4.2 miliardë euro