Kurti: Jam i gatshëm ta heq reciprocitetin, nëse zotohet edhe Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë,në një konference për media është shprehur se është i gatshëm që ta heqë masën e reciprocitet për targat në rast se edhe Serbia zotohet se do ta bëjë një gjë të tillë.

Kryeministri Kurti tha se është i lumtur që kjo masë ka filluar që të zbatohet në Kosovë nga 20 shtatori i këtij viti.

“Në Kosovë nga data 20 shtator ka filluar se zbatuari vendimi i ri për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet  e Serbisë që hyjnë në Kosovë nga të gjitha pikat kufitare. Vendimi poashtu është duke u zbatuar edhe për s ai përket eliminimet të të gjitha targave ilegale që kanë qarkulluar në Kosovë që nga paslufta. Jam i lumtur që ky problem i dekadave po merr epilogun e merituar”, ka thënë kryeministri Kurti. Jam i lumtur poashtu që shoh përgjigjen pozitive të qytetarëve tanë, serbë lokal të të gjitha komunave të Kosovës për t’u pajisur me targa të përkohshme, teksa Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve po punojnë me kapacitete të plota”, ka thënë ai.

Tutje, kryeministri Kurti u bëri thirrje edhe kryetarëve të komunave në veri që të tërheqin kamionët me të cilët po i bllokojnë rrugët drejt pikës kufitare në Jarinje dhe në Bërnjak./GazetaSinjali

Read Previous

Reciprociteti për targat, Kurti: Jemi duke shqyrtuar mundësinë e kompensimit për qytetarët e Luginës së Preshevës

Read Next

IKShPK ka rekomanduar të vazhdojnë masat për shkollat