Kurti ia uron Ditën e Pavarësisë shtetit mik – Norvegjisë

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Norvegjinë për Ditën Kombëtare, duke thënë se Kosova vlerëson miqësinë me këtë vend.

“I urojmë Norvegjisë Ditën Kombëtare. Në emër të popullit të Kosovës, i shpreh urimet tona më të ngrohta qeverisë norvegjeze dhe popullit të saj. Vendi ynë vlerëson miqësinë tonë të fortë dhe feston për historinë dhe kulturën e pasur norvegjeze”, ka shkruar Kurti në X.

Më 17 maj, në Ditën e Kushtetutës apo siç njihet Syttende Mai, Norvegjia u shpall një komb të pavarur,  që u nënshkrua në Eidsvoll, Norvegji më 17 maj 1814. Festimi i kësaj dite filloi në mënyrë spontane mes studentëve dhe njerëzve të tjerë në vitet e hershme./Express

Read Previous

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Read Next

Osmani: Kosova do jetë anëtare e KiE-së, është çështje kohe