Kurti i raporton nesër kuvendit për takimin e fundit në Bruksel

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të premten duke filluar nga ora 11:00.

Si pikë e parë e rendit të ditës është raportimi i kryeministrit Albin Kurti për takimin e fundit që kishte në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë më 26 tetor.

Po ashtu në redn të ditës është përsëri rezoluta për mbështetjen financiare për Policinë e Kosovës si dhe ajo për nevojën e ngritjes së koeficientit të pagave.

Përveç tyre kuvendi ka për t’i trajtuar edhe nëntë pika të tjera.

/klankosova/

Read Previous

Osmani takon ambasadorin Hovenier: Draft-statuti i Asociacionit, duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese

Read Next

Sindikata e Policisë së Kosovës thotë se ka pakënaqësi në radhët e Policisë