Kurti i kërkon më shumë punë kabinetit qeveritar në vitin 2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka kërkuar më shumë punë kabinetit të tij qeveritar gjatë vitit 2023.

Këtë ai e bëri në një punëtori, ku ministritë i prezantuan rezultatet e punës së tyre.

“Gjatë dy ditëve të kësaj fundjave, Zyra e Kryeministrit së bashku me kabinetet politike të ministrive kanë zhvilluar punëtori të përbashkët.  Në këto takime, të ndara sipas shtyllave bazë të Planit Kombëtar të Zhvillimit, ministritë prezantuan rezultatet, arritjet dhe sfidat tyre gjatë vitit të kaluar, si dhe planet dhe synimet për vitin 2023. Kryeministri Kurti i falënderoi anëtarët e kabinetit qeveritar dhe stafin e tyre për punë përgjatë vitit 2022. Ai i ftoi ata edhe për më shumë angazhim në vitin 2023 në realizimin e punëve të nisura dhe zotimeve të programit qeverisës për qeverisje të mirë, siguri dhe sundim të ligjit, zhvillim të  barabartë dhe ekonomi të fortë dhe të​ qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Mehaj: 2023-ta do të jetë vit i fuqizimit të ushtrisë

Read Next

Diskutohet për planin zhvillimor të arsimit, Nagavci prezanton qëllimet strategjike