Kurti: Edukimi është një mjet i fuqishëm për bashkëpunim të mirë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot në mëngjes ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Akademisë Diplomatike të Vjenës, të cilët po qëndrojnë për një vizitë studimore në Kosovë.

Kurti tha se edukimi është një mjet i fuqishëm që ndërton baza për bashkëpunim të mirë, siç është rasti me marrëdhëniet e veçanta mes Kosovës dhe Austrisë.

“Në kuadër të këtij bashkëbisedimi, ai trajtoi elementet që dëshmojnë potencialin e Kosovës për zhvillim, teksa më pas përmendi dhe lansimin e djeshëm të platformës “Made in Kosova””, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit transmeton Klankosova.tv

Shefi i ekzekutivit tha se qeveria është e përkushtuar në ndërmarrjen e reformave politike e ekonomike me synim rritjen e transparencës dhe krijimit të kushteve të favorshme për investitorë lokal e ndërkombëtarë.

“Ai theksoi disa prej politikave të ndërmarra të cilat kanë patur synim ndikimin në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve pa dallim, si dhe evidentoi disa prej të arriturave në indikatorët makroekonomikë, si dyfishimi i eksporteve apo edhe ai i investimeve të huaja direkte në tri vitet e fundit”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

Read Previous

Organizatat e Shoqërisë Civile letër të hapur Këshillit të Evropës: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Kosovës

Read Next

Gjermania ka afro 4 miliardë euro asete të ngrira ruse