Kurti e njoftoi Lajçakun se kur Kosova aplikon për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të marte priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Zyra e Kryeministrit bën të ditur se Kurti e njoftoi Lajçakun është në përfundim të përgatitjeve për aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Mes tjerash thuhet se mbarëvajtja dhe dinamizimi i procesit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zhvillimet e fundit në Kosovë dhe çështje tjera aktuale ishin temat kryesore të takimit.

Kryeministri Kurti e falënderoi Lajçakun për angazhimin e tij në dialog, ndërsa ritheksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër.

Mes tjerash, Kurti ritheksoi se Qeveria është e vendosur për sundimin e ligjit dhe e përkushtuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës. /EO/

Read Previous

Kryeministrja italiane në Tiranë: Duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit

Read Next

Bislimi thotë se BE-ja ka kërkuar të mos jepen detaje për planin franko-gjerman