Kurti dhe Latifi do të mbajnë konferencë për media

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, do të mbajnë konferencë për media.

Kjo konferencë do të mbahet prej orës 14:00, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Në njoftim nuk bëhet e ditur se për çka është thirrur konferenca.

Njëherësh ky adresim para mediave do të jetë edhe i pari për Rifat Latifin, pas marrjes së detyrës.

Read Previous

Protesta në Austri, Spanjë dhe Gjermani kundër masave shtrënguese

Read Next

Krijohet klubi i sporteve për personat e verbër në Gjakovë