Kurti citon Bidenin, por s’e respekton marrëveshjen që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri Albin Kurti në një adresim në Kuvend gjatë seancës speciale në nder të kryediplomatit italit Luigi di Maio, foli edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Në fjalën e tij, Kurti përmendi edhe presidentin Joe Biden, i cili ka thënë se dialogu duhet të ketë synim arritjen e njohjes së ndërsjellë.

“Ne do të jemi vazhdimisht të hapur për takime dhe dialog me synim arritjen e njohjes së dyanshme, siç është shprehur presidenti i Amerikës, Joe Biden. Zgjidhje mund të jetë njohja e pavarësisë sonë. Njohja e Kosovës e ndihmon edhe Serbinë dhe e çliron atë prej mentalitetit të Millosheviqit”, tha Kurti./Gazetasinjali

Read Previous

Gjyqtarët nga Kosova ndajnë drejtësinë në garat ndërkombëtare

Read Next

Nushi: Kurti ua ndali shtesat pensionistëve, po ua paguan polisën mërgimtarëve