Kurti: Çështja e vizave diskutohet në një instancë tjetër

Derisa në Këshillin e Bashkimit Evropian  është duke u diskutuar lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, kryeministri Albin Kurti nga fshati Dobërqan i Gjilanit, ka theksuar se çështja e vizave diskutohet në një instancë tjetër, derisa ka thënë se është shënuar progres.

“Çështja e vizave diskutohet në një instancë tjetër, ajo çfarë kemi diskutuar ne është progresi i Kosovës në raportin e progresit edhe sa i përket rajonit Ballkanit jemi shumë mirë, më mirë se shumica. Gjithashtu edhe sa i përket raporteve të mëhershme të progresit jemi shumë më mirë”, ka theksuar kryeministri Kurti./Sinjali/

Read Previous

Çka është ETIAS që e shtyu liberalizimin e vizave për Kosovën

Read Next

Franca kushtëzon liberalizimin e vizave