Kurti: Bosnja dhe Hercegovina nuk po e zbaton marrëveshjen për lëvizjen me letërnjoftime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media para nisjes së samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që do të mbahet në Kotorr të Mal të Zi, ka thënë se plani i rritjes së BE-së është mundësi e mirë për Ballkanin Perëndimor.

“Takimi është një mundësi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar dhe diskutuar se si mund të integrohen këto vende. Presim të kemi bashkëpunim më të mirë. Nuk jemi të kënaqur me faktin që Bosnja dhe Hercegovina ende nuk e ka miratuar marrëveshjen për lirinë e lëvizje me letërnjoftime për çka jemi pajtuar 18 vite më parë”, tha Kurti.

Po ashtu, Kurti ka falënderuar Malin e Zi për strehimin e refugjatëve shqiptarë që ishin larguar dy dekada më parë nga Kosova.

“25 vjet isha i burgosur politik i regjimit të Millosheviçit kur ushtrohej gjenocidi kundër Kosovës dhe në Mal të Zi kishim një mik, sepse refugjatët shqiptarë iknin nga kthetrat e regjimit serb dhe kishin gjetur strehim në Malin e Zi fqinj, për çka ju falënderoj shumë”, shtoi. /Albanianpost.com

Read Previous

Rregulli i ri në “Euro 2024”, vetëm kapiteni ka të drejtë të komunikojë me gjyqtarin

Read Next

Biden dhe Trump pajtohen për dy debate zgjedhore