Kur pritet të finalizohet ura e re mbi Drin?

Ura e re mbi lumin Drin, pritet të jetë funksionale gjatë sezonit veror , duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve. Punimet vazhdojnë pa ndërprerje edhe përgjatë natës. 

Punimet me intensitet të lartë kanë bërë të mundur përfundimin e soletinës në një kohë të shkurtër. Kompania koncesionare po punon me të gjitha kapacitetet e fuqisë punëtore edhe gjatë natës, ku vërehen punimet pa ndërprerje

Edhe turistët që tashmë janë të përditshëm në vendin tonë e vlerësojnë si vepër artistike dhe të vlefshme

Nga Gjermani për të parë Shqipërinë, jemi në Kukës dhe na tërhoqi vëmendje ura, është një urë mahnitëse, më pëlqen shumë, është fantastike, shpresoj që  kur të kthehem përsëri të udhëtoj në të

Pas përfundimit te soletës prej betoni, pritet të asfaltohet e gjithë traseja metalike e urës së re mbi Drin. Me këtë ritëm punimesh, pritet që në sezonin veror ura të jetë funksionale, në shërbim të udhëtarëve për të mos krijuar radhë kilometrike në sezonin veror./RTSH.AL/

Read Previous

BE-ja mbështet rezolutën e OKB-së për Palestinën

Read Next

Përplasja me Guardiolën, flet Haaland