Partia Demokratike e Kosovës në kuadër të fushatës zgjedhore ka qëndruar për vizitë në Rogovë të Hasit. Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës Arbnesha Kuqi kësaj radhe erdhi nën shoqërimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi. Ajo gjatë fjalimit të saj tha që në programin e saj qeverisës ka plane konkrete për qytetarin.
Memli Krasniqi kryetari i partisë demokratike të Kosovës i adresoj disa kritika për qeverisjen lokale duke thënë që nepotizmi i ka karakterizuar të gjitha udhëheqjet lokale në Gjakovë.
Partia Demokratike e Kosovës vazhdoi rrjedhën e takimeve elektorale nëpër rajone të tjera në komunën e Gjakovës.