Kupa e Botës 2026, përplasje për formatin mes FIFA-s dhe klubeve

Me përgatitjen e Kupës së Botës në Katar për fillimin e çerekfinaleve, diskutimet vazhdojnë edhe për edicionin e vitit 2026, i cili do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Ngjarja do të pësojë ndryshime të mëdha, që nga momenti kur numri i kombëtareve pjesëmarrëse në kampionatin botëror do të kalojë nga 32 në 48.

Formati i grupeve, 16 me tre skuadra ose 12 me katër, ende nuk është vendosur, me opsionin e dytë që fiton gjithnjë e më shumë mbështetje në nivelet e larta të FIFA -s, pasi formula me tre skuadra mund të shohë një rënie në rëndësinë e ndeshjes së tretë ose një rrezik më të madh të rezultateve “të rregulluara”.

Një tjetër anë pozitive, për organizmin e futbollit botëror, do të ishte që të ketë më shumë ndeshje. Më shumë takime do të nënkuptonin gjithashtu më shumë para nga sponsorët.

E keqja e kësaj formule do të ishte rritja në kohë. Gara do të zgjaste pesë javë në vend të katër javëve aktuale me ndeshje që nga 7, në rast të mbërritjes në finale, do të bëheshin 8.

Siç raportohet nga gazeta angleze “The Times”, Arsene Wenger, ish-trajneri i Arsenal-it dhe menaxheri aktual i zhvillimit të futbollit global të FIFA-s, tha se vendimi përfundimtar se sa skuadra do të përfshihen në një grup të vetëm do të merret vitin e ardhshëm.

Ndërsa Victor Montaglian, presidenti i Concacaf, tha se rreziku i mbivendosjes me kampionatet kombëtare ishte “një shqetësim i vlefshëm” dhe se organizatorët mund të strehonin ngjarjen për “rreth 35 ditë”.

Në frontin e klubeve, ka filluar të perceptohet një farë bezdie për mundësinë që Botërori të ndikojë në dinamikën e fillimit të sezonit.

16 grupet me tre skuadra do të nënkuptonin 80 ndeshje, por 12 grupe me nga katër do të rrisnin numrin total në 104, me dy të parat nga secili grup plus tetë skuadrat më të mira të vendit të tretë që kalojnë në raundin e 32-të.

Zgjerimi i Kupës së Botës nga 32 skuadra në 48 do të thotë megjithatë një dyfishim i ekipeve kombëtare të pranishme për Afrikën, Azinë dhe Concacaf.

Kjo ndoshta shpjegon pse, në vitin 2017, këto tre konfederata mbështetën planin e zgjerimit të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino , në vend të rekomandimit të komitetit të reformës së FIFA-s, i cili synonte 40 ekipe: tetë grupe me pesë skuadra dhe dy të parat që kualifikoheshin për në fazën eliminatore.

Dëshira për të hapur Kupën e Botës për më shumë ekipe kombëtare të kërkuara nga Infantino fillon të përplaset me kompeticionet kombëtare dhe të shkojë kundër vullnetit të lojtarëve dhe klubeve që kërkuan një calendar më pak të ngjeshur. /Albanianpost.com

Read Previous

Anglia me një sulmues më shumë ndaj Francës, Sterling rikthehet në Katar

Read Next

Stavileci flet për sekuestrimin e pijeve alkoolike në Hoçë të Madhe