Kupa e Afrikës përfundon sonte me finalen e madhe

Edicioni i 34-të i Kupës së Afrikës në futboll do të përfundojë sonte me finalen që do të fillojë nga ora 21:00, ku do të ballafaqohen Nigeria dhe Bregu i Fildishtë.

Këto dy kombëtare ishin pjesë e grupit A, prej ku Nigeria doli nga pozita e dytë me 7 pikë, ndërsa Bregu i Fildishtë nga vendi i tretë me 3 pikë të grumbulluara.

Pastaj në fazën eliminuese, Nigeria mposhti Kamerunin, Angolën dhe Afrikën e Jugut, ndërsa Bregu i Fildishtë triumfoi ndaj Senegalit, Malit dhe Kongos.

/klankosova/

Read Previous

Zjarr gjatë natës në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, drejtoresha: Nuk pati asnjë problem për pacientët

Read Next

Miliona gjermanë kanë frikë nga dëbimet