Kultura e muraleve në Gjakovë

Që nga vizatimet në shpella deri tek muralet artistike të sotme, njerëzit kanë lënë gjurmë të ekzistencës së tyre në shumë vende të botës. Përgjatë kohës, muralet kanë shërbyer për të mbuluar enteriere të jashtme e të brendshme. Që të gjitha kanë synimin e njëjtë, të krijojnë dicka me mesazh për shoqërinë, që vjen nga historia, vlerat, ëndrrat, ndryshimi.

Një mision të tillë e ka edhe festivali ndërkombëtar Mural Fest, i cili këtë vit shënon edicionin e 6-të.Me temën “Shtëpia” këtë vit ky festival ka shtrirë pjesmarrjen edhe në Gjakovë,me c’rast dy murale gjigante kanë zënë vend në hapësirat e qytetit.  Mateu vec se e ka përfunduar punën e tij dhe thotë se edhe përkundër kohës së shkurtër ia kanë dalë të krijojnë dicka të bukur për Gjakovën.

Jam Mateo Targa, jam një artist nga Barcelona. Zakonisht pikturoj në studion time, pork am ardhur në Kosovë për të pikturuar këto murale.Kam dëgjuar për Mural Festin para dy viteve prej artistëve shumë të rëndësishëm që kanë qenë këtu. Është hera e parë këtu jam I lumtur që jam pjesë e këtij festivali.  Ishte e vështirë ta realizoja për dy ditë këtë mural por njerëzit kanë qenë shumë miqësore. Më pëlqejnë njerëzit këtu.

Artisti tjetër nga Barcelona, Pablo ishte akoma duke punuar. Ai njihet si ekspert i portretizimit të shpellave përmes muraleve. Pamjeeeee

Për të parë nga afër punën e artistëve në Gjakovë ishte edhe drejoresha ekzekutive e këtij festivali.

Kultura e muraleve po vlerësohet cdo ditë e më tepër. Njerëzit kanë filluar të dashurohen në artin e ngjyrave, andaj ata duan që idetë dhe dëshirat e tyre ti kenë sa më pranë vetes. Një zgjedhje të tillë e ka bërë edhe profesoresha Migena Arllati. Ajo na mirëpriti në shtëpinë e saj, oborri I së cilës është mbuluar nga një mural gjigand e shumë domethënës.

Muralet kanë për qëllim të ofrojnë ngjyra, inspirim e të shfaqin ndjenjat e brendshme të artistit. Fatmirësisht ato po zënë vend në pjesë të ndryshme të qytetit duke zbutur zymtësinë  e duke I dhënë shpirt objekteve të ndryshme.

Read Previous

Gastronomët thirrje ministrit Vitia: Urgjentisht të merret vendimi për organizimin e dasmave

Read Next

“Miq në pasdite” me Ideal Zhavelin dhe Blendi Qelën