Pothuajse secila shtëpi e fshatit Bec ka plantacione të mbjellura me rrush. Ka më shumë se 40 vjet që kur familja Halili merret me kultvimin e rrushit. Rasimi është gjenerata e tretë e kësaj familje që ka vazhduar traditën me këtë veprimtari. Në këtë hapësirë prej 1 hektarë tokë janë të mbjellur disa variatete të rrushit.
Në këtë muaj ka filluar vetëm faza e parë e pjekjes mirëpo në muajin tetor pjekja e rrushit është e plot dhe i gatshëm për konsum.Kushtet klimatike kanë qenë të favorshme të cilat kanë bërë që edhe rendimenti këtë vit të jetë më i madh.
Ajri i pastër ,qëndrimi dhe puna në këto vreshta thotë se të mbushin jetë. Ai nuk la anash pa e përmendur edhe një frazë.
Benifitet e këtij fruti janë të mëdha dhe ta kultivosh atë duhet përkujdesje. Sot prodhimi vendas i rrushit dominon furnizimin e tregut si me rrush tavoline, ashtu edhe me atë për përpunim.