Kulmi i fluksit në portin e Durrësit, nëntë mijë udhëtarë mbërritën vetëm dje

Kthyer në një destinacion tepër të kërkuar, Shqipëria vazhdon të tërheqë turistë të shumtë të cilët mbërrijnë në vend edhe përmes transportit detar, nga porti më i madh, ai i Durrësit.

Mijëra shtetas të grupmoshave të ndryshme nga Italia dhe vende të tjera të botës zgjedhin linjat e trageteve për të mbërritur në Durrës për pushime. Kjo e diel shënoi dhe pikun e fluksit për këtë sezon.

Afro 9 mijë udhëtarë mbërritën në port me 6 tragete të linjave të Barit dhe Ankonës, të cilat prej disa javësh e bëjnë lundrimin vajtje-ardhje për të plotësuar kërkesat në rritje të udhëtarëve.

Në port janë shtuar edhe masat e sigurisë, për të penguar çdo aktivitet të kundërligjshëm përmes kësaj pike kufitare, raporton TCH.

Read Previous

Mbi një orë po presin mërgimtarët te Dheu i Bardhë

Read Next

Dosja e Prokurorisë për incidentin në “Bon Vivant”, kush kë e qëlloi me armë zjarri?