Kuka: Medaljet elitare ishin ndjenjë e papërshkrueshme, 2024-shi me shpresa për medalje olimpike

Driton Kuka e ka përkufizuar vitin 2023, mjaft pozitiv për xhudon kosovare. Ai i ka përmendur të gjitha medaljet që i fituan garuesit kosovarë në Kampionatin e Hapur Evropian, i cili u mbajt në Kosovë për herë të parë.

Kurse për vitin 2024, Kuka tha se shpreson që xhudistët kosovarë të fitojnë medalje në Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen në Paris.

Në dy Olimpiadat e fundit Kosova i fitoi tri medalje të arta në xhudo me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin

Read Previous

Cilët ishin filmat më të mirë të 2023-ës?

Read Next

Policia e Kosovës njofton se festimet e Vitit të Ri kanë kaluar pa incidente serioze