Kujt t’i besojmë se a ishte kryeministri Albin Kurti pjesë e UÇK-së?

Komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Sylejman Selimi që ishte personi më i rëndësishëm i UÇK-së, deklaron që Albin Kurti ka qenë pjesë e UÇK-së dhe ai së bashku me veprimtarin Adem Demaqi e kanë përfaqësuar UÇK-në në Prishtinë dhe kanë qenë disa herë në zonën e luftës dhe Albin Kurti ka dashur të dal në front por për UÇK-në ishte më e rëndësishme që ai të qëndronte në Prishtinë.

Kurse komandanti i zonës së Drenicës dhe ish-kryetari i Skenderajit nga radhet e PDK-së, Sami Lushtaku, deklaron se Kryemnistri Albin Kurti është veteran i rrejshëm.

A duhet t’i besojmë njërit prej 7 Komandantëve të zonave të UÇK-së dhe njëkohësisht anëtarit të PDK-së, apo duhet t’i besojmë Sylejman Selimit që ishte Komandantit i përgjithshëm i gjithë UÇK-së dhe njeri prej themelusve te UÇK-se i cili nuk ju nda luftes prej vitit 1993 dhe i cili nuk i takon asnjë partie politike?

Gjithsesi, është turp për secilin Komandant i cili mundohet që të krijojë mjegullnajë kinse kryeministri Kurti nuk ka qenë pjesë e UÇK-së edhe pse ai ishte pjesë e zyres së UÇK-së në Prishtinë, dhe kishte qenë sa herë që ishte e nevojshme në zonat e luftës së bashku me veprimtarin dhe patriotin e madh Adem Demaqin.

Kurse a janë këta Komandant që bëjnë mjegullnajë ata të cilët manipuluan luftën e shenjtë të UÇK-së duke bërë bashkëpunëtor të pushtuesit serb pjesë të listave të UÇK-së?

A ishin këta komandant që botërisht dihet që bënë pjesë të listave familjarë, por gjithashtu flitet që kanë bërë veteran të rrejshem edhe me para dhe për interesa të tjera të tyre?

Për manipulimin e luftës se shenjtë të UÇK-së duhet të mirret prokuroria e shtetit sepse ky institucion është kompetent dhe jo Komandantet të cilët e njollosën UÇK-në më shumë se armiku ynë duke berë pjesë të saj bashkëpuntorë të armikut.

Vetëm Prokuroria e Shtetit mund të zbardhë të vërtetën e listave të vërteta të veteranëve ,invalidëve dhe dëshmorve të luftës tonë të pastër dhe të drejtë, të gjithë luftetarët e vertetë në menyrë individuale duhet të japin kontributin e tyre duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Shtetit për të cilin shtet edhe luftuan.

Read Previous

Portali analitik kroat: Shqetësuese, 76% e të rinjve duan të largohen nga Kosova

Read Next

Nëna dhe binjakët e saj rikthejnë shikimin pasi u bombarduan nga forcat ruse, njëri prej tyre humbi syrin