Lëkura ndryshe nga pjesët e tjera të organizmit, është më e ndjeshme ndaj të ftohtit, pasi ka kontaktin e parë me temperatura të ulëta. Tharja e lëkurës, skuqja dhe acarimi janë disa nga problemet më të dukshme që shohim në lëkurë, prandaj kujdesi duhet të jetë maksimal, kështu ka thënë Kreshnike Abrashi Radoniqi. Hidratimi i lëkurës është një nga këshillat kryesore që sygjeron dermatolovenerologija
Për dallim nga stina e verës, gjatë dimrit duhet ndryshuar edhe kremërat si dhe duhet kushtuar rëndësi të veçantë ushqimit. Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë omega 3,6 dhe 9 janë shumë të rëndësishme në këtë stinë në raport me kujdesin ndaj lëkurës.
Tutje, doktoresha është shprehur se krijimi i një rutine që mban të hidratuar lëkurën duhet të jetë synim i gjithësecilit që dëshiron një lëkurë të shëndetshme përgjatë stinës së dimrit.