Kufiri Serbi – Kroaci: Gjenden cigare pa banderola në autobusin nga Kosova

Një autobus nga Kosova është ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci.

Me këtë rastm janë arrestuar dy persona (shoferi dhe kondukteri).

Raportohet se zyrtarët doganor kanë gjetur cigare të fshehur pa banderola, shkruan Kossev transmeton Klankosova.tv

Në këtë autobus, policia ka gjetur 1 mijë e 678 pako cigare në një pjesë të fshehur.

Vlera e tyre kap shumën e 638 mijë dinarë apo (5 mijë e 448 euro e 62 centë).

Të ndaluarit janë drejtuesi R.H dhe konduktori R.A.

Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente./Klankosova.tv

Read Previous

Të gjithë në shitje, vetëm tre futbollistë e kanë të sigurt qëndrimin te Man Utd

Read Next

Mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X