Kufijtë me Shqipërinë, kalimet e përshpejtuara rikthehen më 1 nëntor

Kjo e shtunë në pikën kufitare të Morinit është shoqëruar me numër të lartë automjetesh dhe udhëtarësh. Edhe pse temperaturat janë ulur ndjeshëm, qytetarët e Kosovës janë të shumtë në numër që shkojnë drejt Shqipërisë.

Për sa i përket kalimeve me kontrolle në këtë pikë, nga 1 nëntori rikthehet procedura me kalim të përshpejtuar deri më 28 shkurt për të gjithë automjetet me targa të Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Edhe kalimtarët e presin dhe e vlerësojnë si marrëveshje që lehtëson udhëtimin pa krijimin e radhëve të gjata në sportele

Gjatë 24- orëve të fundit në këtë pikë kufitare kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria mbi 11 mijë udhëtarë. /rtsh.al

Read Previous

Një robot drejtoi për herë të parë një orkestër simfonike në Gjermani

Read Next

Rafuna: Rritja ekonomike në Kosovë duhet të jetë dyshifrore