Ku duhet t’i ruajmë parfumet?

Një studim ka treguar se 45 për qind e njerëzve mbajnë parfume ose losione pas rrobave në dhomë gjumi, 39 për qind e tyre në banjë, kurse vetëm 16 për qind e bëjnë atë në mënyrë korrekte.

Eksperti britanik i parfumeve, Johnny Weber, ka treguar se ku mund t’i ruani ato në mënyrë që të zgjasin më shumë dhe t’i mbani të freskëta – transmeton KP.

Ai sugjeron mbajtjen e parfumeve në sirtarë ose dollapë. Është e rëndësishme që ato të jenë pothuajse në të njëjtën temperaturë, në mënyrë ideale midis 15 dhe 20 gradë.

Dritarja, banja dhe dhoma e gjumit janë vendet më të këqija për të ruajtur parfumet, dhe gjithashtu mund t’i mbani në frigorifer, ashtu si një shishe verë e mirë ose shampanjë./Telegrafi/

Read Previous

Aktakuzë ndaj drejtoreshës për arsim në Prizren

Read Next

Plagosen dy policë në Mamurras të Lezhës