Organizata Kryqi i Kuq dega Gjakovë ka mbledhur sot gratë kryefamiljare për të shënuar festën e 8 marsit. Sipas sekretares së kësaj organizate Fllanza Bakija-Lama, askush më shumë se këto gra nuk e meritojnë të nderohen në këtë ditë të veçantë. Ajo thotë që Kryqi i Kuq do tu qëndrojë përherë pranë grave që kanë humbur më të dashurit e tyre në luftën e fundit në Kosovë.
Bukurije Berisha shprehet falenderuese ndaj organizatës që është kujtuar për to në një ditë kaq të veçantë.
Ky aktivitet realizohet për vite me radhë nga kjo organizatë, që me anë të nismave të këtilla mundohet tu qëndrojë pranë grave kryefamiljare.